Vetura e Kapitenit të Kosovës, Amir Rrahmanit është parë afër asaj të këngëtares së njohur, Morena Tarakut.

Ishte vet këngëtarja Taraku, ajo që në Insastorje në rrjetin e saj social, Instagram ka publikuar makinën e saj, afër së cilës ndodhet edhe ajo e Rrahmanit.

Sipas informacioneve, bëhet e ditur se Morena Taraku po qëndron në Kosovë, më saktë në Hotelin “Emerald”, aty ku janë duke qëndruar edhe ekipi i Kosovës, për shkak se po punon për të hapur një qendër estetike.Nuk dihet nëse kjo është rastësi, por, sidoqoftë, vlen të theksohet se Morena ishte mbrëmë në “Fadil Vokrri” për ta parë nga afër ndeshjen e Kosovës ndaj Greqisë.