Ish-trajneri i Romës, Paulo Fonseca, mund ta marrë drejtimin e Lillet.

Sipas gazetës portugeze “A Bola”, Fonseca është afër nënshkrimit të marrëveshjes me skuadrën franceze, pjesë e së cilës është edhe sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova.

Lille pritet të ndajë rrugët me trajnerin aktual, Jocelyn Gourvennec. Fonseca më herët ka drejtuar edhe disa klube të tjera, kryesisht të Portugalisë. Ka qenë trajner i Portos nga viti 2013 deri në vitin 2014.