Sport Club “Gjilani” ka mësuar emrin e kundërshtarit në rrethin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës, shkruan Gazeta Enigma.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Zekirija Ramadani do të luajë ndaj skuadrës Liepajës nga Latvia.

Gazeta Enigma ka mësuar ekskluzivisht se në mungesë të stadiumeve në Kosovë, ndeshja e parë mes FK Liepaja dhe SC Gjilani do zhvillohet në Kosovë me 7 korrik, kurse e kthimit me 14 korrik në Latvi.

Gjilani siguroi kualifikimin në garat evropiane pasi e mbylli sezonin në vendin e tretë.

Kujtojmë që shorti është tërhequr në Nyon të Zvicrës me fillim nga ora 13:00.