Më 27 qershor nis Grand Slami i tretë i sezonit, ai i Wimbledon dhe për herë të parë në historinë e këtij turneu është krijuar një precedent thuajse i pabesueshëm në tenis.

Domethënë, që nga viti 1973, kur u krijua lista e ATP-së, nuk ka ndodhur asnjëherë që tenistët me renditjen më të mirë të mos marrin pjesë në Grand Slamin prestigjioz në bar.

Për herë të parë në histori, dy tenistët më të mirë në botë të ranguar nuk do të garojnë në Londër.

Pra Danil Medvedev dhe Alexander Zverev nuk do të marrin pjesë në Wimbledon këtë vit.

Tenistit të parë në botë, rusit Medvedev, i është ndaluar të luajë në Londër për arsye politike, përkatësisht pas pushtimit të Ukrainës nga vendi i tij.

Nga ana tjetër, Zverev pësoi një lëndim në gjysmëfinalen e Roland Garros, të cilin përfundimisht e operoi.

Rafael Nadal është favori i madh për titull, dhe mungesa e dy më të mirëve ia ka rritur edhe më shumë shanset. /Telegrafi/