Çdo ditë e më shumë ka detaje për risitë e Eric ten Hag.• Ten Hag u tha lojtarëve se do të pezullonte këdo që do të nxirrte informacion nga dhoma e zhveshjes.• Lojtarët do të hiqen nga skuadra nëse vonohen në stërvitje dhe në takimet e ekipit. Reputacioni dhe statusi nuk kanë asnjë rëndësi për Ten Hag.• Lojtarët e futbollit nuk lejohen të pinë alkool para ndeshjeve për t’u siguruar që lojtarët të jenë në formën më të mirë të mundshme.• Eric dëshiron të mbajë kuzhinierët aktualë në bazë, në mënyrë që lojtarët të mos kenë nevojë të punësojnë stafin e tyre personal. Menuja në Carrington do të përditësohet, do të ketë dukshëm më shumë peshk dhe perime.• Secilit lojtar i është dhënë një dietë e personalizuar dhe do të kontrollohet çdo muaj për t’u siguruar që ata të qëndrojnë në formë.• Ten Hag u tha gjithashtu lojtarëve që të vinin tek ai nëse kishin ndonjë problem dhe të mos shkonin te agjentët.




























