Kampioni i Kosovës, Ballkani do ta zhvillojë sot ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve.

Skuadra nga Suhareka do të ketë punë të vështirë përballë lituanezëve të Zalgirisit.

Në kuadër të rundit të parë eliminator në Ligën e Kampionëve, djelmoshat e Ilir Dajës duan sot fitore dhe kualifikimin tutje.

Ndeshja e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë u mbyll me rezultat të barabartë, 1:1.

Kurse, sot, në “LFF stadionas”, Ballkani e ka vetëm një opsion – fitoren për të kaluar tutje.

Ndryshe, ndeshja e sotme nis nga ora 18:00.