Gjilani ka shënuar fitore ndaj Liepajas, në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të Conference Leagues.

Gjilanasit triumfuan minimalisht 1:0 ndaj ekipit letonez, në ndeshjen e zhvilluar në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 38-të të ndeshjes, kur kapiteni Albert Dabiqaj realizoi me kokë.

Më pas, ndeshja nuk prodhoi gola, ndonëse rastet nuk munguan nga të dy anët.