Manchester United nuk dëshiron të ndahet me sulmuesin Cristiano Ronaldo.

Sipas Fabrizio Romano, edhe pas kërkesës së portugezit vazhdojnë të shpresojnë se ai do të mbetet në skuadër.

Për momentin, 37-vjeçari nuk ka marrëveshje me klubet e tjera, por Jorge Mendes, agjenti i tij, ka kohë që po shqyrton opsionet dhe do të vazhdojë të punojë në këtë drejtim.