Giacomo Vrioni do ta përcjellë Giorgio Chiellinin në ligën MLS të futbollit.Të shtunën, mediat italiane kanë raportuar se transferimi i Vrionit në elitën e futbollit të Amerikës është punë e kryer.

“Sportitalia” dhe “Gazzetta dello Sport”, ka shkruar të shtunën se ai do të transferohet te New England Revolution për 3.6 milionë euro.

Qendërsulmuesi është futbollist i Juventusit U23, ndërsa edicionin e kaluar ishte i huazuar te klubi austriak, Tirol.