Drita ka konfirmuar goditjen e radhës në merkato teksa klubi nëpërmjet faqes zyrtare në rrjetet sociale preantoi marrëveshjen me Ekow Mills. Ky i fundit luan në rolin e qendërmbrojtësit dhe ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare me Dritën ndërsa pritshmëritë në klubin kosovar për 19-vjeçarin janë të larta.

Mills në të kaluarën ka provuar edhe një eksperiencë në Spanjë në radhët e Real Valladolid ndërsa është rritur në akademinë e “Storm Academy” në Açra të Ganës që është edhe vendlindja e tij.

Mills do të jetë i gatshëm për Dritën edhe në ndeshjet europiane, teksa Drita e nis aventurën e saj europiane nga raundi i parë kualifikues në Conference League teksa përballet me finlandezët e Inter Turkut. Sfidën e parë Drita e luan në transfertë më datë gjashtë korrik në orën 17:00 ndërsa kujtojmë se ndeshjen mund ta ndiqni në Supersport.

Njoftimi i Dritës:

Welcome Ekow Mills

Ekow Mills është lojtari më i ri i klubit tonë FC DRITA, pasi tashmë ka nënshkruar kontratë katër vjeçare dhe do të jetë me ne deri më 30.06.2026.

Ekow Mills luan në rolin e qendërmbrojtësit dhe është 19-vjeçar i lindur në Ghana, ndersa vjen tek ne pas një përvoje në vjeçare në Spanjë.
Formimin e tij si futbollist e ka bërë në vendlindje në Accra të FC Storm Academy.

Ekow do të jetë i gatshëm për ndeshjet e Evropës dhe FC DRITA i dëshiron mirëseardhje dhe suksese në fanellën e DRITËS.

Good luck, Ekow
FC DRITA⬜