Prishtina ka shënuar fitore në ndeshjen miqësore ndaj Ramiz Sadikut me rezultat 3:0.

Golat për ekipin bardhekaltwr u realizuan nga Endrit Kraniqi (9′), Kreshnik Uka (39′) dhe Bujar Pllana (48′).

Kjo ndeshje u zhvillua të mërkurën në stadiumin e Ramiz Sadikut, ekip që garon në Ligën e Parë të Kosovës.

Kjo është miqësorja e tretë e Prishtinës në fazën përgatitore para nisjes së kampionatit.

Më parë Prishtina e ka mundur ekipin nga Maqedonia e Veriut, Struga Trim&Lum (2:1) dhe ka barazuar 1:1 me Trepçën ’89.