Me atleten, Emine Jonuzi, atletika mbylli sot garat në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj Banska Bystrica 2022.

Jonuzi u paraqit në disiplinën e 200 metra, ku mbylli vrapimin me kohë 28.40 sekonda.

Ajo u rendit në pozitën e 20-të, pa mundur të kualifikohet tutje.

Festivali Olimpik Evropian po mbahet në Sllovaki.