Një shëtitje me biçikletë në orët e vona dhe rrugët e zbrazura të qytetit duket gjithnjë relaksuese. Mirëpo, nuk ka rezultuar aspak e tillë shëtitja e Pep Guardiolë në Manchester teksa tekniku spanjoll është vënë re nga një tifoz i The Citizens që i kërkoi të bënin një foto.

Mirëpo, spanjolli është dukur mosbesues dhe menjëherë shtoi shpejtësinë e biçikletës për t’u larguar nga i panjohuri. Gjithsesi, fansi nuk u dorëzua dhe e ndoqi për disa metra Guardiolën i cili më në fund u detyrua të ndalonte.

Tifozi i shpjegoi se thjesht kërkonte një fotografi me teknikun e Cityt, megjithatë duket se sërish Guardiola nuk u qetësua dhe nuk e mirëpriti një dëshirë të tillë duke u larguar. Tekniku është ndjerë i bezdisur dhe në këtë formë nuk i plotësoi dëshirën e madhe simpatizantit të tij. Sakaq, e gjithë skena është xhiruar nga ana e tifozit dhe Guardiola ka përfunduar në të gjitha rrjetet sociale.