Pas fitores vendimtare 3-1 të Chicago Fire ndaj Vancouver Whitecaps të shtunën mbrëma, mesfushori shqiptar Xherdan Shaqiri dhe mbrojtësi Rafael Czichos janë vlerësuar për performancat e tyre, duke u bërë pjesë e Ekipit të Javës 22 në MLS!
Shaqiri është përfshirë në 11-shen e parë të javës pasi shënoi golin e parë të ndeshjes dhe asistoi në golin e fundit. Ylli zviceran i nisi gjërat në minutën e 13-të, duke marrë një pasim nga Federico Navarro dhe e çoi atë në majë të zonës së 18-metërshit të Vankuverit përpara se të godiste një gjuajtje të ulët pas portierit të ‘Kapëve’, Isaac Boehmer.



























