Pronari i Chelseat, Todd Boehly, do të diskutojë për të ardhmen e Armando Brojës në klub, pasi për të po interesohen tri skuadra angleze, West Ham Unitedi, Evertoni dhe Newcastle, ka shkruar “Daily Mail” të mërkurën.

Treshja e Premier Leagues kanë dërguar ofertat e tyre për sulmuesin e Shqipërisë dhe po presin përgjigje për të.

Për shërbimet e 20-vjeçarit që shkëlqeu në sezonin e kaluar si i huazuar te Southamptoni, Chelsea tani po kërkon rreth 35 milionë euro.

Artikuj që mund të ju interesojnë

Broja në futbollin anglez në edicionin që përfundoi impresionoi me nëntë gola të shënuar në të gjitha garat.

Trajneri gjerman Thomas Tuchel aktualisht ka dy sulmues në radhët e veta, Kai Havertz dhe Timo Verner. Romelo Lukaku u largua, ndërsa afër largimit është edhe Michy Batshuay.

Më herët është raportuar se Brojës mund t’i jepet rasti te gjiganti anglez në këtë sezon.

Mund të ju interesoj