As 120 minuta nuk u kanë mjaftuar Shkëndijës dhe AIK Stockholm për të përcaktuar skuadrën e kualifikuar për të kaluar në Play-off të Conference League, me suedezët që triumfuan pas penalltive.

Ndeshja e parë mes këtyre dy ekipeve u mbyll me barazimin 1-1, ndërsa edhe ky takim u mbyll në kohë të rregullt dhe në kohë shtesë me të njëjtin rezultat;

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, me Ferhan Hasanin që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, së fituar nga Shala.

Teksa në pjesën e dytë ndeshja mori kthesë, kur Ayari i dhuroi barazim ekipit të Aik Stockholm në minutën e 56’. Me rezultatin e sfidës që u vulos pas penalltive 2-4.

Penalltitë për Shkëndijën ia dolën t’i realizojnë Stojanovski dhe Cake, teksa Dita, Doriev dhe Hasani nuk mundën të shënonin.

Ndërsa te Aik Stockholm realizuan Hussein, Stefanelli, Bjornstrom dhe Ring, ndërsa Larsson nuk mundi të shënonte..