Chelsea ka pësuar një tjetër humbje, duke konfirmuar problemet që ka në këtë fillim sezoni. Londinezët u mposhtën nga Southampton 1-2 në transfertë, edhe pse shënuan të parët.

Raheem Sterling ishte ai që ndëshkoi skuadrën e Southampton, por avantazhi zgjati vetëm pesë minuta. Lavia realizoi një gol mjaft të bukur dhe barazoi.Fundi i pjesës së parë solli golin e epërsisë për Southampton, që shënoi me anë të Armstrong.

Chelsea u mundua të barazonte dhe pati minuta edhe për Brojën, por pa sukses.