Cristiano Ronaldo nuk heziton të tregojë jetën e tij luksoze në rrjetet sociale dhe ylli portugez ka hyrë në Instagram disa herë në të kaluarën për të postuar foto të makinave të tij luksoze.

Në koleksionin e tij kemi parë modele si Bugatti Veyron, Bugatti Chiron, Ferrari F12 TDF, Ferrari 599 GTB, Ferrari Monza, McLaren Senna, Lamborghini Aventador, Rolls-Royce Ghost, Rolls-Royce Cullinan, Porsche Turbo dhe Mercedes-911 AMG G63.

Makina që kishte Cristiano Ronaldo kur ishte 19 vjeç.

Makina e Ronaldos ishte një Audi S3 i zi, me timonin në anën e majtë. I përkiste gjeneratës së parë të makinës kompakte sportive dhe përdorte të njëjtën platformë si Volkswagen Golf, Audi TT, Seat Leon dhe Skoda Octavia të asaj kohe.