Zëvendëspresidenti i Juventusit, Pavel Nedved është filmuar teksa kërcen i rrethuar me goca. Nedved nuk është përmbajtur, teksa ka shijuar atmosferën e krijuar në një klub nate.

Nuk dihet se kur është kryer një festë e tillë, por pamjet janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale dhe komentet janë të ndryshme për ish-futbollistin e Lazios.

Në një moment, një person i afrohet ish-lojtari çek dhe i tregon se po filmohet, por ky i fundit nuk e vret trurin dhe vijon argëtimin.

Deri tani nuk ka asnjë reagim apo qëndrim zyrtar të ish-fituesit të “Topit të Artë” apo nga klubi italian i Juventusit.

Nedved ishte i martuar Ivana Nedved në 1994, teksa u divorcuan në vitin 2019.

Nedved ka fituar tri herë titullin e kampionit në Serie A, një herë me Lazion dhe dy herë më Juventusin, ndërsa e kishte fituar edhe Kupën e Italisë, Superkupën e Italisë dhe UEFA Super Cup.