Chelsea dhe Tottenhami i kanë ndarë pikët në derbin që u luajt në kuadër të javës së dytë në Ligën Premier.
Takimi u mbyll 2-2 me golat që u shënuan nga Koulibaly dhe James për Chelsea dhe Hojbjerg dhe Harry Kane i cili në minutën e fundit barazoi sfidën në 2-2.
Takimi u karakterizua nga përleshja fizike mes Tuchel dhe Contes, ku që të dy u përjashtuan pas përfundimit të takimit.





























