Trepça ’89 është përforcuar me qendërmbrojtësin Guri Hana në prag të nisjes së edicionit të ri në Superligën e Kosovës.

20-vjeçari ka nënshkruar për tri edicionet e ardhshme me “Minatorët”.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit mitrovicas në rrjetet sociale.

“Klubi i Futbollit Trepça’89 njofton afrimin e lojtarit Guri Hana, 20-vjeçari ka firmosur me Minatorët për 3 sezonet e ardhshme”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e klubit.

Guri më parë ishte pjesë e 2 Korrikut, Besës së Pejës dhe së fundmi Ramiz Sadikut.

“Xehëtarët” e nisin edicionin e ri në elitën e futbollit kosovar të shtunën kundër nënkampiones në fuqi, Dritës në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.