Antonio Cassano vazhdon të sulmojë Cristiano Ronaldon dhe madje këtë e bën çdo javë në rrjetet sociale në një komunikim me Bobo Vierin.

Ish-futbollisti i njohur këtë herë ishte akoma më i ashpër për sulmuesin, ku sipas tij duhet të tërhiqet pasi nuk ka çfarë të japi më.

“Ronaldo ka frikë të tërhiqet, në fakt bëhet fjalë për frikën që kanë të gjithë fenomenët. Ka fituar gjithçka në karrierën e tij, gjithashtu ka fituar edhe shumë para, ka qenë një fenomen padyshim. Por boll më, tashmë është kthyer në një lojtar stoli. Duhet të tërhiqet”, tha Cassano.