Kosova e zhvillon sot (e martë) ndeshjen e fundit në kuadër të Ligës së Kombeve përballë Qipros, përkatësisht në kuadër të rrethit të gjashtë në Grupin 2 të Ligës C.

Ndeshja që fillon në ora 20:45 do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe Dardanët duhet të marrin një pikë së paku për të shmangur rënien në Ligën D.

Kosova është aktualisht e dyta me gjashtë pikë, gjashtë më pak se Greqia që është lidere e grupit.

Kosovës i duhet vetëm një pikë për të qëndruar në Ligën C, duke shpresuar që kjo të arrihet sonte pa shumë probleme.