Është publikuar formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Qipros.

Në përbërjen bazë është kthyer kapiteni Amir Rrahmani, ndërsa Samir Ujkanit i është besuar porta në mungesë të Arijanet Muriqit të lënduar.

Në stol ka mbetur Milot Rashica, ndërsa Arbër Zeneli ka zënë vend në krahun e majtë të sulmit. Elbasan Rashani është bartur në krahun e djathtë.

Ndërkohë përkrah Rrahmanit në qendër të mbrojtjes paraqitet Mirlind Kryeziu. Fidan Aliti ka mbetur jashtë, ndërsa Betim Fazliji ka zënë vendin e Ibrahim Dresheviqit si mesfushor defanziv.