Mesfushori Ilkay Guendogan nuk do të jetë pjesë e Manchester Cityt pas përfundimit të këtij edicioni. “The Sun” ka raportuar të enjten se gjermani ka vendosur të largohet nga City verën e ardhshme kur edhe i skadon kontrata.
31-vjeçari tashmë ka njoftuar edhe krerët e klubit anglez për vendimin e tij, dhe për këtë arsye Guendoganit nuk do t’i ofrohet rinovimi i kontratës.
Ai këtë edicion ka dy gola e një asistim në dhjetë paraqitje në të gjitha garat dhe interesim për transferimin e tij tashmë kanë shfaqur ekipet nga Italia e Spanja.
Guendogani është pjesë e Cityt prej vitit 2016 kur iu bashkua nga Borussia Dortmundi.




























