aponia është një vend ku mund të merrni shumë shembuj se si t’i bëni gjërat mirë. Pa dyshim, disiplina dhe mirënjohja që tregojnë zakonisht njerëzit atje është një shembull i denjë.
Dashurinë e popullit japonez e përjetoi arbitri 53-vjeçar i Tokios, Nobutsugu Murakami, në ditën e “pensionimit” të tij nga fushat e blerta, në ndeshjen mes Nagoya Grampus dhe Urawa Reds.
Arbitri japonez ka gjykuar ndeshje për 15 vite në Ligën J1, divizionin e parë të futbollit japonez. Prandaj, lojtarët nga të dyja skuadrat dhe shikuesit që u mblodhën në stadiumin “Toyota” donin t’i bënin nderime gjyqtarit në momentin e tërheqjes së tij.
Një nga momentet më emocionale, por edhe surreale, ishte kur një nga lojtarët e Urawa Reds hoqi fanellën e tij për të zbuluar një tjetër që kishte veshur poshtë, me një mesazh për arbitrin. Murakami, kur pa gjestin, u zhvendos në njërën anë dhe i tregoi lojtarit kartonin e verdhë.
Ky do të ishte paralajmërimi i fundit i karrierës së tij. Më vonë, të dy protagonistët u bashkuan në një përqafim, ndërsa u dëgjua një ovacion shurdhues në stadium.
Pasi mbaroi kjo skenë, lojtarët i kërkuan Murakamit të qëndronte në qendër të të gjithëve, në mënyrë që ta mbanin në krahë ndërsa publiku e brohoriste.
Më në fund, Nobutsugu Murakami, teksa publiku e duartrokiste dhe brohoriste, u largua nga stadiumi dhe u përball për herë të fundit me tunelin e dhomave të zhveshjes si arbitër profesionist.



























