Skuadra e Ballkanit luan sonte në shtëpi, në kuadër të Conference League.
Skuadra e Ilir Dajës, Ballkani luan sonte në ‘Fadil Vokrri’, në Prishtinë, kundër gjigantit çek, Slavia Prague.
Ballkani futet në këtë ndeshje nga fundi i tabelës, me 4 pikë, aq sa ka edhe Slavia Prague në pozitën e parafundit.
Liderët e grupit janë Sivasspor me 7 pikë, kurse Cluj është në pozitën e dytë me 7 pikë po ashtu.
Ndeshja mes Ballkanit dhe Slavia luhet me fillim nga ora 21:00.





























