Ajo që Ancleotti kishte dyshuar gjatë gjithë javës, po konfirmohet 48 orë para “El Clasico”.

Courtois nuk është stërvitur përsëri me skuadrën, ku i cili vuan që nga fundi i muajit të kaluar nga dhimbjet e nervit shiatik.

“MARCA” raportoi dje se dëmtimi nuk ka përparuar me shpejtësinë e pritur dhe se pjesëmarrja e tij varej nga dhimbjet që ka patur belgu. Thuhet se klubi dhe Courtois kanë vendosur që të mos e përshpejtojnë kthimin e tij pasi mund të ketë pasoja negative në të ardhmen.