Sonte me fillim nga ora 20:30 do të mbahet mbrëmja gala “Topi i artë”, i cili ështrë çmimi kryesor i cili ndahet për futbollistët.
Ceremonia do të mbahet në Paris në “Theatre du Chatelet”.
Sipas gazetës spanjolle “Marca” “Topin e artë” për sivjet do ta merr sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema.
Nëse arrijnë që ta fitojë këtë, kjo do të jetë hera e parë për Benzeman.
Tutje “Marca” ka dhënë edhe informacione të tjera, sipas së cilës portieri më i mirë i vitit do të jetë Thibaut Courtois.
E ndërkaq lojtari më i mirë i ri do të jetë mesfushori i Barcelonës, Gavi.





























