Goli i Armend Thaqit që e shënoi në fitoren 4:3 të Ballkanit ndaj Sivassporit është në konkurrencë për t’u shpallur si më i miri i xhiros së tretë nga UEFA.

Thaqi shënoi gol fantastik për të barazuar rezultatin 1:1 në ndeshjen e Grupit G të luajtur të enjten mbrëma në Turqi.

Krahas Thaqit, për golin e xhiros së tretë në konkurrencë janë edhe Alex Baena (Villarreal), Euclides Cabral (Apollon) dhe Kuame (Fiorentina).