Igli Tare nuk do të largohet nga skuadra e Lazios, pasi së shpejti pritet të firmosë kontratë të re me klubin nga Serie A.
“Gazzetta dello Sport” ka shkruar të hënën se Tare do të vazhdojë të mbetet drejtor sportiv te Lazio të paktën edhe për tri vjet, përkundër kritikave të shumta nga tifozët.
Ai ka kontratë me klubin italian deri në fund të edicionit aktual, ndërsa ka nisur negociatat për kontratën e re. Me kontratën e re, Tare do të mbetet në këtë post te Lazio deri në verën e vitit 2025. Te Lazio janë të kënaqur me punën e Tares, i cili është drejtor sportiv prej sezonit 2008/09. Më herët, interesim për Taren pati shfaqur Juventusi.





























