Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit dhe shumë i afërt me ngjyrat zikaltër, foli për barazimin 3-3 në “Camp Nou”, duke e krahasuar me atë rezultatin historik të vitit 2010: “Ishte një lojë ndryshe të mërkurën, por Interi bëri shumë mirë.

Luajti mirë kundër një Barcelone të ndryshme nga ajo që takuam ne më 2010, por ishte një sfidë e nxehtë, një ndeshje e bukur. Fatkeqësisht përfundoi 3-3, kur mund të mbyllej 4-3 për ne me rastin e Asllanit”.

A ka vend në Serie A për të rikuperuar 8 pikët që e ndajnë Interin nga Napoli? Për ish-presidentin, po: “Kampionati është shumë i gjatë, ka kohë për të kompensuar. Në fillim ka pasur shumë gabime, por shpresat mbeten të paprekura. Ndeshja në ‘Camp Nou’ të bën të kuptosh që skuadra është aty”.

Si e sheh Inzaghin?

Nëse e gjykoj shumë ndeshjen e së mërkurës ndaj Barcelonës, në përgjithësi ndoshta ai ende nuk ka qenë në gjendje të shprehë gjithçka që mundet.

A mendoni se ka pasur kritika të tepërta për të?

Në futboll ka teprica të lavdërimeve dhe kritikave, duhet të dish të trajtosh gjithçka. Mjedisi është ai që është, e rëndësishme është që klubi të dijë të qëndrojë rreth trajnerit.

A është dikush nag ky Inter që ju ka bërë përshtypje pardje? Çfarë mendoni për Onana?

Shumë i mirë, por nuk i heq asgjë Handanovicit. Ata janë dy portierë me karakteristika krejtësisht të ndryshme. Lautaro më pëlqen shumë, Calhanoglu shumë mirë. Përveç emrave të veçantë, parmbrëmë skuadra u tregua shumë e fortë.

Steven Zhang brohoriti në fund të garës, a mendoni se do të qëndrojë për një kohë të gjatë?

Nuk mund ta di, shpresoj të qëndrojë dhe të vazhdojë.

A ju shqetëson e ardhmja e Skriniar?

Do të ishte turp, por nuk dua të futem në vlerësime të këtij lloji. Ai është një djalë i mirë dhe një lojtar shumë i fortë.