Jemi vetëm një muaj larg nisjes së Botërorit Katar 2022 dhe shumë lojtarë tregohen të kujdesshëm me skuadrat e tyre për t’iu shmangur dëmtimeve, por i tillë nuk është Richarlison.
Sulmuesi brazilian i Tottenham rrezikon shumë të mos ia dalë të luajë për herë të parë në karrierën e tij në një kompeticion madhor.
Braziliani u dëmtua në ndeshjen e fundit që “spurs” zhvilluan me Everton duke lënë fushën në minutën e 50.
Pas ndeshjes ai foli mbi paterica dhe mes lotësh mbi dëmtimin dhe rrezikun për pjesëmarrjen në Botëror.




























