Manchester City ka fituar në fund me rezultat 2-1 në shtëpi ndaj Fulhamit në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Ligën Premier.
Qytetarët ishin afër të ndaleshin në Etihad nga Fulhami në një ndeshje shumë interesante dhe të luftuar nga të dyja skuadrat, me Cityn që luajti nga minuta e 28-të pa Joao Cancelon e ndëshkuar me të kuq.
Të parë në epërsi kaluan City me anë të Julian Alvarez (16’), i cili shënoi për 1-0, ndërsa Andreas Pereira (28’) barazoi shifrat nga penalltia 1-1.
Në pjesën e dytë, ekipi i Pep Guardiolas dominoi plotësisht duke krijuar raste në tentim për të gjetur golin e epërsisë dhe fitores.
Atë e gjeti golin në minutën e 75-të me anë të Erling Haaland, por VAR-i ia anuloi për pozitë jashtë lojë.
Megjithatë, City nuk u ndal dhe në minutën e pestë shtesë me anë të Haaland, i cili shënoi nga pika e bardhë golin e fitores 2-1.



























