Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka folur në konferencë për shtyp sot (e premte) dhe njëra nga temat ka qenë organizimi i Kupës së Botës së vitit 2026.

I pari i FIFA-s më vonë zbuloi edhe idenë për formatin e ri të Kupës së Botës për Klube, teksa më vonë foli edhe për Kampionatin Botëror të vitit 2026 që pritet të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada.

Presidenti i FIFA-s konfirmoi se ky botëror do të zhvillohet me 48 ekipe për herë të parë në histori, teksa ndarja e grupeve ka mbetur ende për t’u diskutuar.