Antoine Griezmann u zgjodh lojtari më i mirë në gjysmëfinalen ndaj Marokut, ndërsa po krahasohet me përzgjedhësin e Kosovës në futboll, Alain Giresse, për një statistikë në veçanti.

Përzgjedhësi i Kosovës në fakt, është më i suksesshëm për momentin.

“Griezmann u bë futbollisti i parë francez që ka krijuar më shumë se 20 shanse për gol në një turne të Kupës së Botës që prej Youri Djorkaeffit në vitin 1998, që kishte krijuar 20 mundësi shënimi. Megjithatë, Alain Giresse në Kupën e Botës 1986, kishte krijuar 24 mundësi për një gol të shënuar”, shkruan mediumi “ESPN”.