Cristiano Ronaldo është regjistruar nga skuadra e tij e re, Al-Nassr, në vend të sulmuesit Vincent Aboubakar, i cili është liruar nga klubi, shkruan “goal.com” të shtunën.
Ronaldo nuk do të mund të luajë as në ndeshjen e ardhshme për shkak të dënimit nga Federata e Futbollit të Anglisë, pasi qëlloi dorën e një tifozi të Evertonit.
Portugezi me shumë gjasë do të debutojë më 21 janar kundër Al-Ettifaq.
Aboubakari nga ana tjetër pati paraqitje mbresëlënëse në Kupën e Botës me Kamerunin, duke realizuar edhe gol të jashtëzakonshëm kundër Serbisë.
Në Arabinë Saudite pati 13 gola e gjashtë asistime të realizuara.
Për të interesim ka shprehur Manchester Unitedi.
Ai mund të transferohet si futbollist i lirë.



























