Kampionët në fuqi të Francës nuk ia dolën të triumfojnë ndaj Reims në “Parc des Princes”, ndonëse kryesuan për shumë minuta 1-0, pasi miqtë barazuan në “frymën e fundit”.
Neymar shënoi golin e avantazhit për kryeqytetasit, pas një topi që i doli edhe me fat në zonë në minutën e 51-të, megjithatë braziliani dribloi portierin dhe e dërgoi në rrjetë.Sfida u komplikua në minutën e 59’, kur Verratti bëri një ndërhyrje të ashpër dhe pas rishikimit në VAR, arbitri vendosi ta nxjerrë jashtë me karton të kuq.
Arbër Zeneli u inkuadrua në minutën e 75-të dhe u vlerësua me notën 6.9 nga SofaScore, notë kjo më e lartë se e Lionel Messit që u vlerësua me notën 6.0 apo Kylian Mbappe me 6.7.
Në sekondat e fundit, ishte Balogun që shënoi golin e barazimit, duke u hequr dy pikë vendasve të Galtier.