Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një bisedë për gazetën zvicerane “Blick.ch”, ka përmendur edhe futbollistët shqiptarë që luajnë në përfaqësuesen helvetike.
“Zvicra është edhe shtëpia e disa futbollistëve të shkëlqyer me rrënjë kosovare”, ka thënë fillimisht Kurti, derisa në pyetjen e gazetarit se si e komenton gjestin e Xhakës që veshi fanellën me mbishkrimin Jashari, ai ka thënë se nëse dikush e nderon identitetin e tij është e mirë dhe ai këtë ka bërë.
“Mesazhi imë për Xhakën, faleminderit që frymëzove kaq shumë talentë të rinj për të luajtur futboll, edhe në Kosovë”, vlerësoi Kurti.