Të gjithë kundër Noel Le Graet, presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, pas fjalëve të tij kundër Zidane dhe për mundësinë që ish-lojtari i Real Madrid të bëhet trajner i kombëtares një ditë.
Fjalët e ashpra të Le Graet nxitën reagime nga yje të ndryshëm të futbollit, ku mes tyre është edhe Ribery.
“Do të duhet të shqyrtojmë një konsultë të shpejtë”. Gjithashtu Ribery ka shtuar se për Zidane duhet treguar shumë respekt.
Reagim ka pasur edhe Kylian Mbappe. Sulmuesi i PSG-së përmes profilit të tij në Twitter ka reaguar në favor të Zizout: “Zidane është Franca. Ne nuk duhet të mos respektojmë një legjendë si ai…”



























