Një tjetër përforcim për Chelsean, por këtë herë duhet të presë sezonin e ardshëm për ta aktivizuar.Pas ekzaminimeve mjekësore, Malo Gusto është lojtari më i ri i klubit anglez.
Ky njoftim është zyrtar pasi vetë klubi i Chelsea e ka njoftuar me një postim në rrjetet sociale.
Mbrojtësi i krahut të djathtë ka firmosur një kontratë deri në vitin 2030 me “blutë” e Londrës. 19-vjeçari do të vihet në dispozicion të Graham Potter në fund të sezonit, pasi është bërë marrëveshja mes Lyonit dhe Chelseat që Gusto të përfundojë sezonin në Francë.