Granit Xhaka u zgjodh mbrëmë futbollisti më i mirë i vitit në Zvicër, pasi 2022-shi ishte një vit fantastik për të.

Futbollisti kosovar mori mijëra urime nga personalitete të ndryshme.

E prej tyre nuk munguan as urimet nga bashkëlojtarët dhe nga ish-bashkëlojtarët e tij në Arsenal, shkruan gazeta “Express”.

Prej tyre, një urim special ia dha bashkëlojtari i tij te “Helvetikët”, sulmuesi Breel Donald Embolo.

Futbollisti me prejardhje nga Kameruni i shkroi Xhakës në Instagram në gjuhën shqipe “perhaj” (për hair), siç mund ta shihni edhe në këtë fotografi, ndërsa komentit ia përcolli edhe disa figura në formë të zemrës.