Xhevahiri” i kampionatit shqiptar, Xhuliano Skuka është larguar nga ekipi i Partizanit pasi ka arritur një marrëveshje me klubin francez të Metz.

24-vjeçari arriti të shkëlqejë për një sezon me “Demat e Kuq” dhe më kombëtaren shqiptare duke bërë që ofertat për të ishin të parezistueshme.

Klubit i Partizanit njofton se transferimi i sulmuesi arritur për një shifër rekord jo vetëm për tregun shqiptar, por edhe në rajon, e po ashtu Skuka bëhet lojtari i parë që largohet nga Kategoria Superiore për të vijuar karrierën në Evropën Perëndimore me një akord të tillë.

Njoftimi i FK Partizani:

𝐙𝐘𝐑𝐓𝐀𝐑𝐄

𝐗𝐇𝐔𝐋𝐈𝐀𝐍𝐎 𝐒𝐊𝐔𝐊𝐀 𝐓𝐑𝐀𝐍𝐒𝐅𝐄𝐑𝐎𝐇𝐄𝐓 𝐓𝐄 𝐅𝐂 𝐌𝐄𝐓𝐙

Klubi i futbollit Partizani njofton sot arritjen e marrëveshjes me FC Metz për transferimin e Xhuliano Skukës në kampionatin francez të futbollit. FC Metz është një prej klubeve me traditë në futbollin transalpin duke fituar dy trofe të Kupës së Francës dhe dy Kupa të Ligës.

Artikuj që mund të ju interesojnë

Transferimi i sulmuesit 24 vjeçar është arritur për një shifër rekord jo vetëm për tregun shqiptar, por edhe në rajon. Xhuliano Skuka bëhet i pari lojtar shqiptar që largohet nga Kategoria Superiore për të vijuar karrierën në Evropën Perëndimore me një akord të tillë…

Partizani ruan të drejtën edhe të 20% të kartonit të lojtarit në transferimin e ardhshëm, ndërkohë që është përkujdesur që edhe kontrata e lojtarit të jetë në kushtet më optimale të mundshme.

Përgjatë një viti me të kuqtë, Skuka ishte shëmbull si brenda edhe jashtë fushës së blertë. Me punën dhe dedikimin e tij ai realizoi gola deçizivë dhe performanca shumë pozitive, duke u kthyer në një prej idhujve të tifozerisë së kuqe dhe duke arritur njëkohësisht të jetë pjesë e ekipit tonë Kombëtar.

Klubi dëshiron të falënderojë Xhuliano Skukën për kontributin dhe emocionet që na dhuroi me fanellën e kuqe dhe i uron njëkohësisht shumë suksese në aventurën e tij të re.

Xhulio njëri prej nesh…

P.M.T.P. 

Mund të ju interesoj