Paris Saint-Germaini ka mbetur pa mbrojtësin Presnel Kimpembe për pjesën e mbetur të këtij sezoni. Kimpembe ka pësuar lëndim të rëndë të nyjës së këmbës në ndeshjen e fundit dhe për këtë arsye është i detyruar të pauzojë deri para fillimit të sezonit të ri.
Kimpembe do të mungojë rrjedhimisht në ndeshjen e kthimit kundër Bayernit në Ligën e Kampionëve.



























