Ermal Krasniqi ka debutuar me Clujin në Ligën e Konferencës. Dhe ai ka pasur paraqitje të mirë, me gjithë humbjen 1:0 të kampionit rumun. Krasniqi, që kishte luajtur në Ligën e Konferencës edhe me Ballkanin, bëri që Lazio të mbetej me një lojtar më pak në fushë që në minutën e 15-të të takimit në Romë.
Ermal Krasniqi dribloi 5 lojtarë të Lazios para se të rrëzohej nga PAtric, që mori kartonin e kuq.



























