Napoli është në rrugë të mbarë drejt titullit të tretë të ligës në historinë e tyre dhe vazhdon ecurinë pozitive në Serie A, duke festuar një fitore 0-2 jashtë fushe ndaj Sassuolos për ndeshjen e 23-të.

Golin e parë e shënoi Kvaratshelia 12, ndërkohë të dytin që po konsiderohet si goli i sezonit në Serie A, e shënoi Osimen 33′, pas asistimit të Amir Rrahmanit.