Andi Zeqiri nuk do të grumbullohet me përfaqësëuesen helvetike për dy ndeshjet e para kualifikuese për Euro 2024.

Zvicra të shtunën luan ndaj Bjellorusisë në Novi-Sad të Serbisë, ndërsa më 28 mars e pret në Gjenevë përfaqësuesen e Izraelit. Zeqiri ka pësuar lëndim serioz të dielën në ndeshjen e Baselit ndaj Young Boysit dhe është larguar me barrelë nga fusha e lojës.

Ai pritet të mungojë për kohë të gjatë. Zeqiri 23-vjeçar, u ftua në përfaqësuese pas një kohe të gjatë për shkak të formës së mirë që po kalonte te Baseli.