Kosova luan sfidën hapëse të kualifikimeve për EURO 24 në udhëtim ndaj Izrealit, raporton VAR Kosova.

Ndeshja e parë zhvillohet me 25 mars me fillim nga ora 18:00.

Kosova, e cila gjendet në pozitën e 107 në renditjen e FIFA-s, është outsajdere sipas basteve ku një fitore e “Dardanëve” kuotohet 4.6 ndërkohë një fitore e nikoqirëve ka kuotën 1.95.

Kujtojmë që Izreali ka pësuar gol në 15 ndeshjet e fundit ndërkohë Kosova nuk ka arritur ta mbajë portën e paprekur në 7 ndeshjet e fundit./VAR KOSOVA