Reali e përfundoi ndeshjen me Barcelonën (0:1) pa e goditur portën kundërshtare.
Hera e fundit që Real Madrid e përfundoi ndeshjen pa gjuajtje në portë ishte më 15 shkurt 2022 0-1 me PSG-në në Champions League.
Ndërkohë Barcelona pati vetëm 35% posedimin e topit, rekord negativ që nga viti 2008.
Ndeshja e kthimit për gjysmfinalen e Copa del Rey do të luhet më 5 prill në Camp Nou.



























