Një Barcelona e plagosur përballet me Real Madridin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, duke kërkuar një fitore në “El Clasico”.

Pavarësisht lojtarët e dëmtuar Pedri dhe Ousmane Dembele, Xavi pushoi lojtarët e tjerë të rëndësishëm në humbjen 1:0 nga Almeria të dielën, duke i dhënë përparësi ndeshjes së kupës dhe duke hedhur poshtë mundësinë për të rritur epërsinë ndaj Realit në 10 pikë në La Liga.

Në takimin e sotëm do të mungojë edhe Robert Lewandowski ndërkohë nuk është e sigurt nëse do të luajë edhe mbrojtësi, Christensen.

Ndeshja fillon në ora 21:00.